Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot nga ora 09.30 procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të dytë të Mbrojtjes, Bedri Dervishaj, sot në orën 09:30 fillon dëshminë dëshmitari i ri i mbrojtjes.
Ndryshe Bedri Dervishaj, tha se gjatë luftës as nuk e ka takuar dhe as nuk e ka njohur ndonjë person me emrin Pjetër Shala.
I pyetur se a ka dëgjuar gjatë luftës për nofkën “Ujku”, dëshmitari mohoi të ketë dëgjuar për këtë nofkë, por se për të kishte dëgjuar paslufte, dhe shtoi se për Pjetër Shalën ka dëgjuar përmes televizionit.
Dëshmitari është pyetur për ndërtesën ku ai ka shkuar për të marrë injeksion, hapësirën e saj dhe personat që ka takuar aty. E lidhur me këtë, dëshmitari tha se ka kaluar kohë e gjatë dhe nuk i kujtohet saktësisht./rtk
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...