Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht për gjatë relievit malor.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangëja e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17, (konsumo ujë, jo edhe lëngje të gazuar dhe me sheqer, bartë masa mbrojtëse, syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta. Të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë).
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Të dielën parashihet rënie të lehta të temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh”, njofton IHMK.
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami