Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të mblidhen pesë komisione parlamentare.
Nga ora 11:00, do të filloj Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa nga ora 13:00 do të fillojnë këto komisione parlamentare: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione; Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim si dhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Kurse, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla do të filloj nga ora 13:30./Arbresh.info
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...