Google ADS

Sot mblidhen këto komisione parlamentare

06:58 | 28 Maj 2024
E.G

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen disa komisione parlamentare.

Në ora 10:00,  Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes; Projektligjin për Letërnjoftimin; atë për Shërbimet Private të Sigurisë etj.

Në ora 10:00 mblidhet edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Sponzorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal  në ora 11:00 shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë.

Në po të njëjtën orë mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon grupet punuese për për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë; si dhe shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Po ashtu në ora 11:00 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i fondeve për financimin e sportit”.

Ndërkaq, në ora 13:00, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje, me ç’rast shqyrton disa peticione.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në ora 13:00 shqyrton Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror; Projektligjin për rrugët; si dhe Projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme