Sot, me fillim nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarve Festim Ramadani, ish-zyrtar policor, dhe Jeton Misini, të cilët përballen me akuzën për vrasje të rëndë.
Sipas aktakuzës së ngritur më 18 korrik 2025 nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, të dy të akuzuarit dyshohen për përfshirje në një rast të rëndë vrasjeje që ndodhi më 16 gusht 2024, në Ferizaj.
Sipas dosjes së aktakuzës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Festim Ramadani, më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore, “me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave, përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta”.
Madje, thuhet se si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...