Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti feston sot 50-vjetorin e lindjes.
Kurti ka lindur me 24 mars 1975 në Prishtinën dhe është një politikan dhe aktivist shqiptar, që shërben si Kryeministër i Kosovës që nga 22 marsi 2021.
Ai u bë i njohur në vitin 1997 si nënkryetar i sindikatës studentore të Universitetit të Prishtinës dhe organizator kryesor i demonstratave jo të dhunshme në vitet 1997 dhe 1998.
Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të protestave paqësore dhe të studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit.
Ndryshe, në vitin 2010 ai ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Ndërsa në qershor të vitit 2011 është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë legjislaturës 2011-2013 Albin Kurti ka drejtuar Komisionin për Politikë të jashtme në Kuvendin e Kosovës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti është zgjedhur politikani më i votuar me mbi 150 mijë vota./Arbresh.info
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...