Një ngjarje tragjike tronditi qytetin e Klinës të mërkurën, ku dy persona humbën jetën në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”. Policia e konfirmoi fillimisht vetëm një viktimë, por më vonë u konfirmua edhe viktima e dytë. Dorasi i dyshuar është arrestuar.
Viktimat janë dy kushërinj nga fshati Jashanicë, Rexhep dhe Albison Shlivova.
Sipas njoftimit mortor të familjes, varrimi i të rinjve do të bëhet sot, në orën 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë.
“Njoftim mortor! Me datë 15.11.2024 në orën 13:00 do të bëhet varrimi i Rexhep dhe Albison Slivovës. Varrimi i të ndjerëve bëhet në varrezat e fshatit Jashanicë te Xhamia e Vjetër! Të pikëlluar familja Slivova”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...