Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të zonjës Zymë Mazrekaj, nënës së dy dëshmorëve të kombit, Agim dhe Tahir Mazrekaj.
“Në të tilla raste kur marrim lajmin që ka vdekur një prind dëshmori, pikëllimi për të përshkohet me ndjenja të thella respekti për përballimin me dinjitet të sakrificës së fëmijëve të tyre dëshmorë”, ka shkruar Kurti.
Ai gjithashtu ka përmendur rolin e zonjës Zymë në edukimin e bijve të saj dhe vlerat që ajo ka transmetuar.
“Gratë si nëna Zymë, që në kushte familjare tradicionale dhe në ambiente kulturore tipike për familjet shqiptare të fundshekullit të kaluar, kanë rritur dhe edukuar fëmijë me mësime për integritet personal dhe atdhedashuri, janë shembuj sipëror të vlerave familjare në rrugëtimin e popullit tonë për çlirimin e vendit”, ka potencuar Kurti.
“Kujtimet për nënën Zymë Mazrekaj do t’u bashkohen kujtimeve dhe nderimit të dy bijve të saj dëshmorë, Agimit dhe Tahirit, përgjithmonë!”, ka përfunduar ai.
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...