Pishina e Gërmisë sot do të jetë pa pagesë.
Kështu bën të ditur kompania NPL “Sport Marketing” duke treguar arsyet pse e ka vendosur një gjë të tillë, transmeton portali arbresh.info.
Pishina do të jetë e hapur pa pagesë për të gjithë nga ora 10:00 deri në orën 11:00.
Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” është duke vazhduar të respektojë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

“Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm për shëndetin e njeriut dhe krizën ekonomike. Për momentin qytetarët e Kosovës janë duke jetuar dy kriza – pandeminë e Coronavirusit dhe krizën ekonomike e financiare, si pasojë e kësaj pandemie.
“Për të lehtësuar sadopak këtë gjendje tek familjet që tash e 4 muaj janë izoluar në shtëpitë e tyre, por edhe për ato familje të cilat nuk e kanë mundësinë financiare për të frekuentuar ambientet rekreative siç është pishina e Germisë, menaxhmenti i NPL “Sport Marketing”, ka vendosur që hyrja të jetë sot pa pagesë nga ora 10:00 deri në orën 11:00”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...