Sot në orën 15:00, në kompleksin memorial në Gllogjan do të varroset ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.
Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në Dukagjin.
Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së në Pejë ka bërë me dije se fillimisht do të mbahen homazhe në qendër të qytetit, derisa në orën 15:00, do të mbahet edhe ceremonia e varrimit.
Ndryshe, trupi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij, të enjten në orët e para të mëngjesit. Për vrasjen e tij, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Ata i kanë hedhur poshtë dyshimet se Qerimi mund të ketë qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale. Për rastin ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s