Sot do të mbahet në Prishtinë, mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë.
Draft-marrëveshjet mund të jenë gati pasi kryeministri Albin Kurti i kërkoi ministrave që deri më 10 qershor të përfundoheshin çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë do të mbajnë sot mbledhjen e tetë mes vete.
Arritja e delegacionit shqiptar në vendtakim pritet të bëhet rreth orës 10:45, për të vazhduar me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes.
Në takim do të mbajnë fjalim kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama.
Agjenda e plotë e takimit është si në vijim:
-10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Hotel “Garden”, Prishtinë)
-11:00 Mbërritja e Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë
– 11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjala e Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës (10 minuta)
Fjala e Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 minuta)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
– 12:20- Prezantim me pjesëmarrjen e kryeministrave Kurti-Rama
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Prezantimi bëhet nga Eric SMIT, drejtor, Royal Haskoning DHV
-12:30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
-12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kurti dhe Rama.
/arbresh.info/
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK