Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon sot në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së një panel diskutues me temë “Raporti i Progresit për Kosovën: Cila do të ishte përgjigjja më e arsyeshme?”, që ka për qëllim të nxisë një debat në lidhje me progresin e Kosovës drejt integrimit evropian.
Në panel, sipas organizatorit, do të diskutohen sfidat e Kosovës në lidhje me përmbushjen e kritereve të Kopenhagës të listuara në Raportin e Progresit 2015 për Kosovën, publikuar nga Komisioni Evropian.
Paneli, që do të fillojë në orën 10:00, ka për qëllim që të evidentojë sfidat kryesore drejt përmbushjes së kritereve politike, duke u fokusuar në stabilitetin e institucioneve për të garantuar demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe kriteret ekomomike me fokus në ekonominë e tregut të lirë.
Qëllimi kryesor është përqendrimi në çështjen e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe lirinë e mediave.
Për më tepër, thonë organizatorët, ky panel do të analizojë arritjet kryesore të Kosovës gjatë vitit të fundit dhe sfidat kryesore të mbetura. Gjithashtu, do të diskutohet se si institucionet e Kosovës kanë reaguar dhe performuar deri tani sa i përket politikave.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...