Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që emisarit evropian për dialog, Peter Sorensen, t’i vazhdohet mandati, në përputhje me rekomandimin e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.
Këtë e kanë konfirmuar burime diplomatike në Bruksel, duke bërë të ditur se kësaj radhe diplomatit danez Sorensen do t’i zgjatet mandati për dy vjet shtesë.
Mandati i tij i parë ishte 13-mujor dhe skadon në fund të muajit shkurt. Pranohet se nuk ka pasur shumë lëvizje në proces, përveç disa takimeve në nivel të kryenegociatorëve. Megjithatë, mungesa e progresit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve u atribuohet kryesisht zhvillimeve të brendshme politike, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
BE-ja tashmë ka konfirmuar se Përfaqësuesja e Lartë e për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, synon organizimin e një takimi në nivel liderësh, por vetëm kur të krijohen kushtet e nevojshme për një takim të tillë.
Bashkimi Evropian vazhdon të insistojë se progresi në rrugën evropiane, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, varet drejtpërdrejt nga avancimi në procesin e dialogut.
Në takimin e dhjetorit të ministrave evropianë, pritet t’u rikujtohet palëve se, në mungesë të përparimit në normalizimin e marrëdhënieve, ato rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme.
Pavarësisht mungesës së takimeve në nivelin më të lartë politik, Bashkimi Evropian vazhdon t’u kërkojë Kosovës dhe Serbisë përmbushjen e të gjitha detyrimeve të dala nga dialogu dhe zbatimin e marrëveshjes së vitit 2023, të arritur mes liderëve në Ohër.
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...