
Newly appointed EU Special Representative to Bosnia and Herzegovina, Danish diplomat, Peter Sorensen, speaks during a press conference after presenting his accreditation letters in Sarajevo, on September 9, 2011. AFP PHOTO ELVIS BARUKCIC (Photo by ELVIS BARUKCIC / AFP)
Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi nesër do të nis vizitën treditore në vendin tonë.
Kjo është vizita e tij e parë prej se mori postin e të dërguarit të posaçëm, e cila në fokus do të ketë përgatitjet për vazhdimin e procesit të dialogut.
Tema e parë që pritet të jetë në fokus të kësaj vizite, është zbatimi i deklaratës për të pagjeturit.
Madje, Sorensen pritet të takoj edhe kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë. Hoti ka treguar mbi cilat tema do të diskutohet me Sorensen.
“Për të diskutuar për deklaratën për persona të zhdukur, për komisionin e përbashkët që është themeluar në dhjetor të vitit 2024, probleme që do të diskutohen janë pikërisht moszbatimi i deklaratës për persona të zhdukur dhe mosgatishmëria e Serbisë për të marr pjesë në komisionin e përbashkët”, tha Hoti.
Hoti, shpreson në një fokus më të madh të BE-së në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Unë kam shpresë, unë po besoj që do të kenë një qasje më konstruktive dhe ta shfrytëzojnë problemin që t’ia imponojnë Serbisë t’i zbatojë deklaratat që i ka nënshkruar”, tha tutje Hoti.
Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, thotë se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë totalisht një qasje të re të Bashkimit Evropian, pasi udhëheqja e kaluar e BE-së, sipas tij, në këtë pikë ka dështuar.
“Të ketë një riformatim 100% të ri të qasjes dhe planit të zhvillimit të dialogut i cili do duhet siç ka qenë më herët të ketë qendërzimin në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë de juro dhe de facto””, tha ai.
Me gjithë përpjekjet, më shumë se një dekadëshe për dialog, Prishtina dhe Beogradi zyrtar vlerësohet se kanë dështuar në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve./rtk
LEXO EDHE:
Osmani pret nesër në takim përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog, Peter Sorensen
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...