Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimit bilateral që zhvilloi sot me Kryenegociatorin e Kosovës, Bekim Bislimi.
Sorensen paralajmëroi se do të ketë takim tre palësh së shpejti, teksa tha se takimi i sotëm ka qenë përgatitor, shkruan Arbresh.info.
“Prita sot Kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në kuadër të përgatitjeve për takimin trepalësh të dialogut, sot në Bruksel. Diskutuam për një sërë çështjes të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Planifikoj të organizoj një takim trepalësh së shpejti”, ka shkruar Sorensen./Arbresh.info/
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?