Kryesuesi i Delegacionit teknik për çështje të sigurimeve kufitare Rrahim Pacolli, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka marrë vendim që sonte nga ora 00:00 të ngrihet marrëveshja për njohjen në mënyre reciproke të policave të sigurimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Ai këtë vendim e ka marrë në bazë të nenit 9 të paragrafit të 12-të të statusit të BKS-së, duke arsyetuar se marrëveshja e arritur me 23 Qershor në Bruksel nuk është duke u zbatuar në mënyrë reciproke nga pala serbe.
“Sonte nga ora 00:00, hyn ne fuqi ngrirja e marreveshjes se nenshkruar ne Bruksel me 23 Qershor 2015 per njohjen reciproke te policave te sigurimit kufitar ndermjet Republikes se Kosoves dhe Serbise.
Arsyet per kete vendim i kam numeruar disa here me pare. Marreveshja ne fjale nuk eshte duke u zbatuar ne menyre reciproke nga pala serbe. Qytetaret e Kosoves, perveç veshtiresive te ndryshme ne te cilat jane duke hasur, jane poashtu te detyruar te paguajne taksa shtese me rastin e venies se targave provuese ne territorin serb.
Pavaresisht verejtjeve te njepasnjeshme qe u kemi bere, nuk eshte ndermarre asnje hap drejt zbatimit te plote te marreveshjes, andaj vendimi per ngrirje te marreveshjes do te jete ne fuqi per kohe te pacaktuar.
Per kete vendim jante te njoftuara te gjitha organet kompetente”(sic), shkruan Pacolli në Facebook./Arbresh.info
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...