Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, me të cilin diskutoi rreth liberalizimit të vizave dhe përmbushjes së kritereve për këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, njofton kumtesa ministrore.
“Ne jemi të vetëdijshëm se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është i lidhur me afate, andaj, konsiderojmë se edhe pas heqjes së regjimit të vizave për Kosovën, institucionet vendore nuk do ta ndalin luftimin e këtyre dukurive”, ka theksuar Hoxha, duke shtuar se qytetarët e Kosovës presin që progresi i Kosovës të vlerësohet nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Raportuesi i Parlamentit Evropian, Sholtes, ritheksoi se Kosova nuk duhet ta lejojë që korrupsioni të pengojë përparimin e procesit integrues, duke vënë në dukje se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është padyshim prioritet për BE dhe sidomos kur është fjala për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë, Kosova duhet të vazhdojë të tregoj rezultate.
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...