Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Shpend Ahmetit bashkë me nënkryetarin Visar Ymeri dhe shefin e grupit parlamentar Dardan Sejdiu kanë takuar ambasadorin amerikan, Greg Delawie.
Në një drekë pune, i pari i Prishtinës ka treguar edhe temat e takimit.
“Bashkë me nënkryetarin Visar Ymeri dhe shefin e grupit parlamentar Dardan Sejdiu takuam në drekë pune ambasadorin e SHBAve në Kosovë Greg Delaëie dhe këshilltaret politikë në ambasadë në rezidencen e ambasadorit. Diskutuam mbi ngjarjet e fundit politike me theks të veçantë mbi Sundimin e Ligjit (reformat dhe legjislacionin) si dhe dialogun me Serbinë” shkruan Ahmeti në Facebook.
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...