Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancë solemne, me rastin e Epopesë së UCK-së, në nderim të Kryekomandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, në 21-vjetorin e rënies heroike të tyre.
Në fjalimin e tij, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se amaneti i dëshmorëve na obligon të ndërtojmë një të ardhmen të ndritur, për fëmijët e Kosovës.
“E kemi për obligim që me ndjenjën e respektit t’i përkujtojmë heronjtë, që sakrifikuan jetën dhe gjithçka që patën, që ne të jetojmë të lirë e pavarur. Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes së tij! Lavdi dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve tjerë”, ka thënë kryetari Jashari.
Ndërkaq, drejtori për Arsim, Bekim Latifi, tha se më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, Komandanti Legjendar dhe familja Jashari, mposhtën frikën, duke zgjedhur rezistencën e pashembullt, duke rikthyer shpresën për të vazhduar rrugëtimin e vështirë deri te liria.
“Njerëzit e mëdhenj punojnë jo vetëm për kohën e tyre, ata punojnë me angazhim shumë të madh edhe për të ardhmen e popullit dhe kombit të vet. E tillë është Familja Jashari”, tha ai.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...