Skender Hyseni komenton takimin e djeshëm të Kurtit në Bruksel

12:11 | 16 Qershor 2021

Ish-koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialog me Serbinë, Skender Hyseni, ka thënë që sjellja e djeshme e kryeministrit Albin Kurti dje në Bruksel ishte sipas tij “përpjekje e dëshpëruar për të minuar dialogun deri në ndërprerje të plotë”.

“Rrjedhimisht, dje, Albin Kurti shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj. Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, krekosjen prej popullisti dhe papërgjegjësine e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut, i cili, deshi s’deshi Albin Kurti do të vazhdojë”.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka thënë që megjithatë beson që dialogu me Serbinë do të përmbyllet shpejt.

“Kosova në Bruksel dje, bëri saktësisht ate që Vuçiq dhe Serbia preferonin. Kurti shpërfaqi dëshirën e tij për ruajtje të status-quos. E asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interesat serbe sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontesitit Kosovë-Serbi me fajin e Kosovës!
Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjata të vendit. Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. E sot, nuk ka interes më të madh dhe më urgjent për Kosovën sesa permbyllja e konfliktit me Serbine me njohje të ndërsjellë’, shkruan Hyseni.

“Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik! Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quon. Dialogu do të vazhdojë, dhe unë besoj se to të mbyllet shpejt”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara