S’kanë më nevojë t’i bartin librat – nxënësit në Prishtinë me dollapë personalë

17:57 | 6 Shtator 2025
E.K

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se nxënësit në shkollat e kryeqytetit tashmë kanë në dispozicion dollapë personalë, ku mund të lënë librat dhe materialet shkollore.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se kjo masë u mundëson fëmijëve që të mos i bartin më librat në shpinë, duke e cilësuar këtë si një kujdes konkret dhe të prekshëm për mirëqenien e tyre ditore.

“Dikur, librat u rëndonin supet e të vegjëlve. Sot, për herë të parë, fëmijët i lënë ato në dollapët e tyre personalë. Është më shumë se një orendi: është kujdes, respekt dhe lehtësi për çdo ditë shkollore. #PrishtinaPertej”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme