Ndihmat që po dërgohen nga qytetarët tanë për të prekurit nga tërmeti po keqpërdoren.
Përmes rrjeteve sociale, është bërë apel që të mos keqpërdoren ndihmat të cilat janë destinuar për banorët në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Madje, në lutjet që iu drejtohen personave që po dërgojnë ndihma apelohet që ndihmat duhet t’iu shpërndahen në duar banorëve.
Në një video që e publikoi reperi Capital T, dëgjohet një qytetare teksa shet për 5 euro batanien e dërguar për ndihma.

Ndërkohë, vetë reperi i cili ishte i pranishëm që nga mbrëmë në terrenin ku njerëzit kanë nevojë për ndima në Shqipëri, ka treguar se nuk ka më nevojë për ndihma materiale, pasi ato po keqpërdoren kur po lihen nëpër depot.
Ndërsa ata që duan mund të shkojnë të dhurojnë personalisht direkt njerëzve që kanë nevojë.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...
Kurti emërton Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekono...