Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica është ftuar për herë të dytë për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Lipovica ka hezituar të flas nëse është thirrur për intervistim në rastin e rezervave shtetërore, ndërkohë avokati i tij tha se nuk e dijnë arsyen e ftesës.
“Është vetëm një ftesë. Nuk e dijmë as për cka është një ftesë për intervistim, kjo është intrvistimi i dytë, nuk e dijmë as për cfarë rasti është”, tha avokati i tij për sinjalin.
Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin rast, të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Gara.
Në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) e ka thirrur kryeministrin Albin Kurti të paraqitet në ambientet e PSRK-së si dëshmitar, por ai ende nuk është paraqitur duke kërkuar që të intervistohet në Zyrën e tij.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë