Një vajzë portugeze ka hasur në vështirësi në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd për faktin se kishte të veshur një bluzë me simbolin e flamurit shqiptar dhe figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Portugezja po udhëtonte drejtë Holandës ndërsa ka publikuar një video ku thotë se është keqtrajtuar nga punonjësit e sigurisë serbe në aeroport.
Madje, ajo thotë se i është kërkuar të heq bluzën por që një gjë e tillë nuk është pranuar nga portugezja.
Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu ka publikuar videon nga incidenti duke e cilësuar trajtimin e saj si të papranueshëm dhe një tregues të qasjes diskriminuese në Serbi ndaj simboleve shqiptare./Arbresh.info
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...