690 objekte vetëm në territorin e komunës së Prishtinës nuk janë të pajisura me certifikatë të përdorimit. Nga të dhënat e Komunës, ndonëse posedojnë leje ndërtimore, ato nuk e kanë edhe pranimin teknik, duke i përfshirë këtu edhe disa institucione shtetërore. Sipas njohësve të rrethanave, lëshimi për banim i këtyre objekte pa pasur pranim teknik është në kundërshtim me ligjin.
Në një listë të publikuar nga Komuna e Prishtinës saktësisht 690 objekte figurojnë që posedojnë leje ndërtimore, por jo edhe certifikatë të përdorimit të tyre. Prishtina është një ndër qytetet që përballet me numrin e madh të ndërtimeve pa leje, si dhe një ndër qytetet më të mbipopulluara me ndërtime në Kosovë. Ndonëse Komuna e Prishtinës në uebin e saj ka të publikuara lejet ndërtimore ndër vite, në to nuk ka qasje.
Qasje nuk ka as në dokumentet ku janë të paraqitura certifikatat e përdorimit të objekteve në kryeqytet përgjatë vitit 2014-2019, ndonëse Komuna e Prishtinës gazetën “Zëri” e ka drejtuar po te këto dokumente.
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...