Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons iu ka nisur një letër deputetëve të komisionit për legjislacion me datë 16 korrik duke kërkuar që të raportojë lidhur me informacionet që ka për ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, manipulim të trupës gjykuese etj.
Simmons thotë se krejt këto kanë ndodhur gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e EULEX’it.
Por kjo letër nuk është bërë publike nga deputetët.
Kështu u bë e ditur sot në Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit mban mbledhje, raporton Arbresh.info.
Kryetari i komisionit, Shkëmb Manaj, thotë se nuk mund të hetohen pretendimet e Simmons pasi që për çështjet të cilat flet ai ka vendim të drejtësisë.
Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ishte shprehur i gatshëm që të që të vijë në Kosovë për të dëshmuar parregullsi të mëdha të misionit, në veçanti në rastin “Drenica 2” edhe vite më parë.
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës