Donika Kadaj-Bujupi është përplasur me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj.
Shkak i debatit të tyre është bërë një letër e dërguar në këtë komision ku është bashkangjitur edhe një shkresë nga ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.
Kadaj e akuzoi Manajn për shkelje të kodit penal.
“Pse e ke mshef shkresën ku thuhet se ka pretendime serioze? Kush të ka thanë me mbajte fshehtë:? Unë nuk jam frikacake si ti, e ke shkelë kodin penal”, tha ajo.
Ndërsa deputetit iu përgjigj asaj që njihen moti kohë.
“Njihemi na mirë, goxha gjatë”, tha ai.
Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons përmes kësaj shkrese pretendon se drejtësia e EULEX-it ka qenë e njëanshme.
“Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë nuk ka qenë e paanshme, ka qenë e njëanshme dhe e njëjta është përdorur si isntrument për realizimin e qëllime politike…
Në rast se do të iniciohet rast, i njëjti ka treguar gatishmëri të dëshmoj personalisht para komisionit hetimor që do të konstituohet nga Kuvendi”, thuhet në kërkesë të cilën e lexoj kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj.
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës