Të hënën në Kuvendin Komunal të Prishtinës s’ka kaluar propozim-vendimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për subvencionim të pagave të punonjësve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.
Propozimi s’kaloi pasi pro tij ishin 20 vota, 21 kundër e asnjë abstenim. LDK-ja kishte propozuar që për punonjësit e Pastrimit të ndaheshin 300 mijë euro.
Para asamblistëve, shefja e asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, shprehi propozimin, ku deklaroi se punëtorët e “Pastrimit” janë më të pafajshmit dhe padrejtësisht po qëndrojnë në grevë,
“Duke pasur parasysh që punëtorët janë më të pafajshmit dhe padrejtësisht po qëndrojnë sot në grevë para Komunës së Prishtinës, ne si grup i asamblistëve të LDK-së propozojmë që Ndërmarrja ‘Pastrimi’ të subvencionohet me 300 mijë euro, të cilat do të dedikohen për paga për punëtorët”, ka deklaruar ajo.
Kundër këtij propozimi ishin asamblistët e Vetëvendosjes dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit