Fëmijët kosovarë nuk do t’i marrin shtesat këtë vit, siç u premtua. Rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës ende nuk është hartuar në ligj nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe rrjedhimisht me këtë vonesë nuk do të mundë të përfshihet as në buxhetin e vitit 2019, kur të dalë në votim
Fëmijët në Kosovë nuk do t’i marrin shtesat prej 10 eurove as gjatë muajit janar, siç u ishte premtuar, por as gjatë këtij viti për shkak se rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës ka kaluar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila ende nuk e ka hartuar legjislacionin për shtesat.
Përderisa kjo rezolutë nuk hartohet në legjislacion, atëherë është e pamundur të përfshihet në buxhetin e këtij viti, i cili ka kaluar në lexim të parë pa i përfshirë këto shtesa dhe se ka pak hapësirë nëse ato do të jenë pjesë e buxhetit kur ai të vendoset për votim në lexim të dytë. Kjo rezolutë vlerësohet se do të marrë kohë derisa të përpilohet në ligj dhe se me shumë mundësi do të jetë e gatshme për vitin e ardhshëm, por jo për këtë vit, shkruan Zeri.
Në të pritet të përfshihen disa kategorizime se si do të shpërndahen këto paga, duke marrë parasysh statusin financiar të fëmijëve.
Ansu Fati finalizon transferimin e përhershëm te Monaco
Liverpool nis bisedimet me Andoni Iraola për postin e trajne...
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Jarinje për falsifikim t...
Theret me grabitet një person në Gjakovë, tre persona të dys...
Lewandowski merr ofertë të madhe nga Fenerbahçe, por gjithçk...
Shpejtësia në radar: Mbi 1600 gjoba gjatë majit në rajonin e...