Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka informacion për ndërhyrjen e KFOR-it në veri të vendit, pas raportimeve në disa media.
“Nuk kam informacion për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it. Ne biseduam me zyrtarin e KFOR-it për gjendjen dhe situatën në veri. Vendimet që i marrim s’janë të pastra politike. Unë si kryeminstër dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime politike, por nga informatat që na vijnë nga atje, pasi KFOR-i qëndron për të kontrolluar situatën”
Pas takimit më Kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama, Kurti ka treguar se arsyeja e Njësisë Speciale në Jarinë e Bërnjak është që të sigurohen pikat kufitare e policia në këto dy vende, raporton arbresh.info
“Njësia Speciale nuk është në Bërnjak dhe Jarinë që ne të kënaqemi, janë aty që ti mbrojnë pikat kufitare dhe policet kufitare. Bllokimi i rrugëve në atë pjesë nuk është bërë vetëm nga maunat por edhe më bunduzel. Ka kaluar shifra prej nëntë mijë veturave që kanë marr targat e kufij kur kanë hyrë në Kosovë”, tha Kurti./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron