Ditët e fundit, Kosova ka përjetuar vështirësi në furnizimin me energji elektrike për shkak të mbingarkesës në rrjet.
Ministria e Ekonomisë dhe KOSTT kanë apeluar për kursim të energjisë nga qytetarët, pasi ngarkesa e rrjetit ka arritur nivele rekord.
Në lidhje me këtë situatë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të zhvillojë sot një takim me përfaqësues të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).
Ministria e Ekonomisë njofton se pas takimit, i cili pritet të mbahet rreth orës 09:30, do të ketë prononcime për media para ndërtesës së KEDS./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...