Me rrëzimin e Bashar al Asadit, një epokë e re po fillon në Siri, ndërsa bota po shikon se çfarë rrugedo të ndjekin forcat e reja në pushtet.
Sirianët u zgjuan të hënën me një të ardhme shpresëdhënëse dhe të pasigurt përpara, pasi rebelët pushtuan kryeqytetin Damask kurse presidenti Bashar al-Assad u arratis në Rusi, pas 13 viteve të
luftës civile dhe më shumë se 50 viteve të sundimit brutal të familjes së tij. Përparimi i rrufeshëm i një aleance të milicive të kryesuara nga Hayat al-Tahrir al-Sham (HTS), një ish degë e al-Kaedës, shënoi një nga kthesat më të mëdha për Lindjen e Mesme në breza.
“Një histori e re, vëllezërit e mi, po shkruhet në të gjithë rajonin pas kësaj fitoreje të madhe,” tha Ahmed al-Sharaa, i njohur më mirë si Abu Mohammed al-Golani, kreu i HTS-së. Rënia e Asadit zhduku një bastion nga i cili Irani dhe Rusia ushtronin ndikim në të gjithë botën arabe.
Moska i dha azil Asadit dhe familjes së tij, raportuan mediat ruse dhe Mikhail Ulyanov, mbasadori i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, tha në kanalin e tij Telegram të dielën.
Qeveritë ndërkombëtare përshëndetën fundin e qeverisë autokratike të Asadëve, teksa kërkuan të bënin bilanc të një Lindje të Mesme me pamje të re.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Siria është në një periudhë rreziku dhe pasigurie dhe është hera e parë në vite që as Rusia, Irani dhe organizata militante Hezbollah nuk kanë një rol me ndikim atje.
HTS ende cilësohet si një grup terrorist nga SHBA, Turqia dhe Kombet e Bashkuara, megjithëse ka kaluar vite duke u përpjekur të zbusë imazhin e tij për të siguruar qeveritë ndërkombëtare dhe grupet minoritare brenda Sirisë.
Përmbysja e Asadit kufizon aftësinë e Iranit për të përhapur armë tek aleatët e tij dhe mund t’i kushtojë Rusisë bazën e saj detare mesdhetare. Ai gjithashtu mund të lejojë që miliona refugjatë të shpërndarë për më shumë se një dekadë në kampe në të gjithë Turqinë, Libanin dhe Jordaninë të kthehen më në fund në shtëpi./rtk
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...