Mediet serbe për mosarritjen e marrëveshjeve dje Bruksel akuzojnë palën shqiptare të Kosovës. Megjithatë, ato zbulojnë se rreth telekomunikacionit ndërmjet dy vendeve nuk ka kurrfarë kontestesh sado që marrëveshja për këtë ende nuk është nënshkruar.
Kështu, “Veçernje Novosti”, duke e cituar kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan se “ia kemi dalë ta ruajmë pasurinë e Telekomit, të marrim telefonat fikse për thirrjet lokale nga Mitrovica (veriore) dhe për Graçanicë në Beograd me 011 dhe anasjelltas me 038 në Prishtinë. Ia kemi dalë të marrim multipleksin digjital 1 e 2, TV kanalet tona”.
Vuçiq megjithatë shpreh keqardhje për mos nënshkrim të marrëveshjes për “Telekomin”.
Po sipas kësaj gazete të Beogradit “Telekom” në Kosovë do të ruante pasurinë – 23 baza stacionuese, shtatë objekte dhe se kjo kompani do ta mbante licencën në Kosovë deri në vitin 2017.
Në Bruksel, sipas këtij mediumi, për barrikadën në lumin Ibër nuk është thënë asnjë fjalë.
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet