Shkrimet në ketë Enciklopedi janë përfshirë nga viti 1844- 1872. Historianët e kohës si Cyprien Robert, Josef Müller, Hahn dhe Bopp, kanë vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e parë, gjithashtu ata janë shërbye me material nga historia italiane dhe asaj turke të kohës. Ky leksikon tregon qartë, se si Evropa i shikonte shqiptarët nga këndi i saj i vështrimit. Është mirë që opinioni ynë të informohet se si popujt tjerë na kanë mësuar ne në Histori.
Që nga kjo kohë kur është shtyp ky libër, populli shqiptarë është ballafaquar me shumë luftëra, me shumë sfida, me shumë probleme jetësore që kanë ndikuar drejtpërdrejt në lëvizje të popullsisë shqiptare. 91400 km² ishte sipërfaqja ku jetonin shqiptarët, në ketë enciklopedi përshkruhen shumë mirë kufijtë shqiptar, malet, lumenjtë,liqenet, qytetet, detet si dhe Gjiri i Artës. Edhe për nga numri i banorëve konsiderohej si vend me rëndësi, pasi mendohej se ishte diçka më i madh apo i barabartë me fqinjët.
Imazhi i dytë për shqiptarët në ketë libër është banimi i tyre në një banesë të vogël prej guri, në shumicën e rasteve me dy dhoma. Bie në sy mikpritja e ngrohtë shqiptare, ku para këtyre shtëpive qëndronin dy burra një grua dhe një fëmijë. Burrat kishin të veshur me shajakë e këmishë të bardhë, me jelekë të zi përmbi si dhe me plisin/kësulën e bardhë që mbanin mbi krye. Pastaj bie në sy organizimi i mirë sportiv dhe social, si çdo fshat kishte fushën sportive. ku zhvillonin aktivitete sportive të dielave, si dhe vendin qendror ku bëheshin korrje shirjet.
Këta historian shpjegojnë rrugëtimet e vështira për shkak të terrenit, mungesës së përgatitjes së nevojshme profesionale, duke u marrë shumica e popullsisë vetëm me bujqësi dhe blegtori, e pak nga ta edhe me tregti. “Qafat, nëpër të cilat rrjedhin ujërat, kanë faqe shkëmbore të thepisura. Kullotat janë mesatare dhe shumë të varfra. Jeta e banorëve është e vetmuar, në kushtet e një banditizmi të madh.”
Kur vjen puna te veshjet, shkruhet për veshjen e grave nga fiset malësore” Ata vërejnë se kësula është një element që e gjen si në viset e Gegërisë dhe në ato të Toskërisë; fustanellën e shqiptarëve toskë e cilëson “të zakonshme”; ndërsa zakoni i malësorëve për të mbajtur thesin mbi shpinë, i kujton çantën e shpinës së banorëve të alpeve.
Ata shkruajnë edhe për besimin i cili ishte i lidhur me ndarjen fetare, shqiptarët prezantohen si popull që kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore, si Kosova e sotme dhe sanxhaku ishin të pastër etnikisht e të ndarë në vija etnike dhe i përkisnin besimit katolik-romakë. Pikërisht në ketë shekull kishte filluar konvertimi i popullit shqiptarë verior në myslimanë. Shqipëria e mesme ishte e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug ishte kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë.
Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët ishin shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjoheshin si alternativa, ata përdornin gjuhën e njeri-tjetrit. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flisnin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare ishte ende në përdorim edhe pse sundonte Ali Pashë Tepelena.
Por, ata thonë se mbi të gjitha, Greqia ishte i mbipopulluar me shqiptarë dhe ata e formonin shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis ishin të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë.
Nga këndi ynë i vështrimit, apo të asaj që kemi mësuar ne, këtu ka fjali që nuk na pëlqejnë ose duken që nuk janë nga ana e këtyre historianëve. P.sh fjalia:” ata tregojnë një shkallë të konsiderueshme të përbuzjes për gratë e tyre, që në të vërtetë i trajtojnë një klasë më ulët se burrat”, ose tjetra fjali:” Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të moderuar në biseda dhe kursyes të mirë, por ne kemi vërtetuar se ata janë shumë dembel dhe injorant, me mungesë diturie”! Një fjali tjetër që kuptohet keq në perëndim është kjo:” Vjedhjet në vendet publike nuk i konsiderojnë si një turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojnë të turpshme dhe të dënueshme”!
”Enciklopedi e vitit 1874 Shqipëria”
Shqipëria (shqip Skiperi, turqisht Arnaut), me një gjatësi 450 km dhe gjerësi-
90-135 km. Vend bregdetarë që shtrihet përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, ka një sipërfaqe prej rreth 91.400 km ² dhe rreth 2,350,000 banorë-
Kufijtë e saj të cilat janë dhënë, janë pak a shumë në përputhje me dokumentet e kohës, Shqipëria kufizohet:
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...