Një polic ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.
Polici Muhamed Lika, u vra ndërsa po hynte në ndërtesën e tij, dhe i dyshuari për vrasjen e tij është ende në arrati.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me ketë rast, duke dënuar ashpër atentatin ndaj kolegut të tyre.
Në një komunikatë të lëshuar, sindikata ka theksuar se ky akt është një përpjekje për të minuar themelet e shtetit.
“Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend. Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe nuk do të lejojmë që këto akte të frikësimit të lëkundin përkushtimin tonë ndaj detyrës dhe Republikës”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë të pabesë”, reagojnë familjarët e policit
U qëllua me armë zjarri para ndërtesës së tij në Kaçanik, vdes rreshteri policor Muhamet Lika
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...