Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës mirëpret vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për masat e vendosura sot, me theks të veçant riorganizimin dhe angazhimin e stafit infermieror në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe vazhdimin e masës së stimulimit për personelit shëndetësor të cilët po ballafaqohen tash e sa muaj me këtë pandemi, kërkesa këto të cilat me kohë Sidnikata e Infermierëve i ka adresuar dhe parashtruar në institucionet relevante duke fillu nga SHSKUK, MSH dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës vlerëson në maksimum punën dhe angazhimin e infermierëve në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, vlerësim të cilin edhe vetëm Ministri Zemaj me prezencën e vetë në Klinikën Infektive e konstatoj se infermierët dhe në përgjithësi personeli shëndetësor me të vërtetë janë heronj të gjallë.
Sindikata e Infermierëve mbetet e përkushtuar duke dhënë kontributin në çdo kohë dhe aty ku kërkohet, duke riafirmuar qytetarët e Republikës së Kosovës që infermieri ashtu si deri tani, nuk do të dorëzohet, mirëpo pavarsisht sfidave dhe vështirësive, do të jetë afër pacientëve duke u ofruar kujdes maksimal dhe cilësor infermieror.
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...