Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur shqetësim se rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Serbi do të shkaktojë sërish shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës.
Sinani e ka cilësuar këtë masë si një kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon.
Ajo gjithashtu theksoi se Serbia nuk ka asnjë kërcënim nga fqinjët e saj dhe ngjarjet e fundit në Banjskë janë një dëshmi e qartë se Serbia po planifikon destabilizimin dhe aneksimin e veriut të Kosovës.
Postimi i plotë:
??ë????? ???????? ? ?????????ë? ?ë ????? ???????? ????? ??? ???????ë ?ë ?????
Kanë kaluar pothuajse 30 vite që nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit.
Në vitet e 90-ta, kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë tanë u detyruan të largoheshin masivisht për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit.
Sot, historia rrezikon të përsëritet!
Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës.
Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.
Serbia nuk përballet me ndonjë kërcënim nga fqinjët e saj! Përkundrazi, ngjarjet e fundit të 24 shtatorit në Banjskë na treguan se, ndërsa flitet për paqe në Bruksel, Serbia planifikon destabilizimin dhe aneksimin e veriut të Kosovës.
Kërcënimi i vërtetë për paqen dhe stabilitetin e rajonit vjen pikërisht nga vetë Serbia!
Rajoni ynë ka nevojë për paqe, zhvillim dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë tanë. Por, për fat të keq, Serbia e Vuçiqit vazhdon të tregojë se nuk ka asnjë vullnet për normalizim dhe stabilitet.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione! Rajoni ka nevojë për progres, jo për konflikte të reja!/Arbresh.info
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...