Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka thënë se për herë të parë në Senatin Amerikan është përmendur çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe sipas saj ky është një moment historik.
Sinani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur senatori Bob Menendez ka kërkuar nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës.
“Po ashtu senatori Menendez në Hearing-un e sotëm nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia. Pikërisht këto ishin temat, për të cilat me diskutuam në vizitën tonë në Capitoll Hill, më 2 mars të këtij viti”, ka shkruar ajo.
“Prandaj sot, ndjej krenari që temat që ne trajtuam bashkërisht në vizitën e fundit në SHBA, por edhe në vizitat tjera, po fillojnë të marrin kahen e duhur të trajtimit në qendrën e vendimmarrjes, Senatin amerikan”, ka thënë Sinani./Arbresh.info
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin