Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për mbështetjen ndaj Luginës së Preshevës me 4 milionë euro për vitin 2024.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur këtë vendim historik, përcjell Arbresh.info
“Sot, pas shkresës që iu drejtova Kryeministrit Albin Kurti për rritjen e fondit për Luginën e Preshevës, u miratua një vendim historik, duke rritur mbështetjen me 4 milionë euro për vitin 2025! Ky fond do të investohet në arsimin, kulturën, sportin, si dhe në sektorët e rëndësishëm të bujqësisë dhe blegtorisë”, ka shkruar Sinani.
Mes tjerash, Sinani shprehu bindjen e saj se me përkushtimin e Qeverisë do të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për Luginën.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe sigurimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon. Me këtë mbështetje, ne do të forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe do të investojmë në të ardhmen e të rinjve tanë. Jemi të bindur se me përkushtimin e Qeverisë, do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Luginën dhe qytetarët e saj. Bashkë mund të arrijmë gjithçka!”, shtoi tutje ajo./Arbresh.info
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...