Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj Lj.M., i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 2023.
Tashmë i dyshuari është sjellë në ambientet e seancës ku pritet të mbahet seanca për të vendosur lidhur me masën e sigurisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 25 gusht paraqiti kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Lj.M.
Sipas PSRK-së, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale: “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese”, “-Rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Lj.M. dyshohet se më 29.05.2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen”, thuhej në njoftim.
Sipas Prokurorisë, gjatë zhvillimit të hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit, janë siguruar prova materiale si një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një bluzë me mbishkrim me motive nacionaliste, me të cilat, konfirmohen veprimet inkriminuese e të pandehurit në ditën kritike.
Lj.M., gjendet në ndalim nga 24 gushti.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...