Sigurimi fizik i QKUK-së po vazhdon grevën, teksa nga menaxhmenti i këtij institucioni kanë thënë se deri në fund të javës do të gjindet zgjidhje.
“Kryetari i Shoqatës mbajti një takim me Drejtorin e QKUK-së, z. Osman Hajdari, si dhe me Zëvendësdrejtorin e SHSKUK-së. Drejtori Hajdari theksoi se procedurat e tenderimit do te nisin nga neser, duke na dhene afat se deri në fund të kësaj jave mund të gjendet një zgjidhje”, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.
Sindikalistët kanë vizituar sot grevistët, të cilët kanë ndërmarrë këtë aksion si pasojë e ndërprerjes së kontratës së punës.
Gjatë ditës, grevistët u vizituan gjithashtu edhe nga përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...