Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur paraqitja e dëshmitarëve të mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Dëshmitari i parë i mbrojtjes ishte James Rubin, ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe zëdhënës gjatë luftës në Kosovë.
Rubin, i cili mori pjesë në bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë si dhe në zhvillimet pas kryengritjes së viteve 1998-99, e përshkroi Thaçin si një figurë politike dhe diplomatike, por pa autoritet mbi komandantët ushtarakë të UÇK-së.
“Për mua ishte e qartë se ai nuk ishte në krye. Ai nuk kishte njohuritë, aftësitë apo autoritetin për të marrë vendime”, citohet Rubin nga agjencia Reuters, duke shtuar se Thaçi gjithmonë duhej të kërkonte miratimin e komandantëve të tjerë.
Associated Press thekson se Rubin e paraqiti Thaçin si “frontman diplomatik”, të cilit i udhëzimet ia jepnin komandantët, e jo anasjelltas.
Edhe Telegraph citon Reuters-in dhe Associated Press: “Ish-diplomati thotë në gjyqin për krime lufte në Kosovë se Thaçi nuk e kontrollonte UÇK-në”, shkruan kjo media prestigjioze.
Edhe Deutsche Welle (DW) raportoi gjerësisht mbi dëshminë, duke cituar Rubin se Thaçi nuk kishte kontroll real mbi UÇK-në. “Ata i thoshin atij çfarë të bënte, e jo ai atyre çfarë të bënin”, deklaroi ish-diplomati amerikan para trupit gjykues.
Thaçi dhe tre bashkëluftëtarë të Thaçit akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë persekutim, vrasje, tortura dhe zhdukje me forcë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Të akuzuarit i mohojnë këto akuza, ndërsa dëshmia e Rubin shënon hapjen e fazës së mbrojtjes, e cila pritet të sjellë figura të tjera ndërkombëtare për të hedhur dritë mbi rolin e Thaçit gjatë luftës./rtk
Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14...
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...