Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që të mos votohet sot rezoluta e propozuar sonte por të futet nesër si pikë e parë e rendit të ditës.
“Territori i Republikë së Kosovës është një dhe i pandashëm, dhe se as presidenti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të negocioi për tersin territoriale të Kosovës”, lexoi Hoti tekstin e rezolutës.
Gjatë ditës është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovë me vetëm një pikë të rendit të ditës, debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi dhe tema e korrigjimit të kufijve.
LDK ka propozuar në rezolutën e saj që t’ia ndalojë secilit të flasë me Serbinë për çështjen e kufijve, njofton Klan Kosova.
Seanca e jashtëzakonshme është karakterizuar me përplasje, mospajtime dhe debate të gjata mes deputetëve lidhur me këtë temë dhe jo vetëm.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron