Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4.7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, sipas ASK-së, në TM1 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 0.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Në ASK thonë se prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.
“Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.
Ndërkaq, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë.
Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen