Një litër naftë në pikat e derivateve në Kosovë kushton 1.13 euro.
Benzina një cent më shtrenjtë. Ky është çmimi i fundit me të cilin të premten po tregtohet ky produkt në vend. Për dallim nga ditë më parë, diferenca në çmimin e shitjes me pakicë është më e lartë për afro 10 euro cent, shkruan Infokusi.
Kjo pasi, një litër naftë kushtonte 1.04 euro, ndërsa benzina shitej me 1.05 euro.
Në Kosovë, çmimi i derivateve vazhdon të mbetet i lartë pavarësisht se në tregun ndërkombëtarë të premten “ari i zi”, siç njihet ndryshe ky produkt ka shënuar rënie, shkruan Infokusi. Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.17 për qind dhe u tregtuan me 70.59 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, ranë me 0.23 për qind dhe u tregtuan me 78.61 dollarë amerikanë për fuçi
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...
Kusari-Lila takoi përfaqësuesit e BE-së, në fokus agjenda e ...
Nesër seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen ...
Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: J...
Abdixhiku për tragjedinë në Malishevë: Lutemi që familja të ...
Prindërve të 5-vjeçarit u zgjatet paraburgimi edhe për dy mu...