Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur popullsitë sulmin e partive opozitare ndaj Qeverisë Kurti rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend.
Kusari-Lila, në një replikë me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se propozimi i partisë së Lumir Abdixhikut në ZRRE kishte të bëjë që gjithë ngritja e rrymës të paguhet nga buxheti i shtetit.
“Ju u bashkëngjitet thirrjes popullsitë për shkarkimin të Bordit të ZRRE-së për arsye që e kryen një obligim ligjor. Ne mund të diskutojmë për alternativa, siç ka ofruar Qeveria Kurti. Por jo t’i gjuhet gjithë përgjegjësia e barrës aktuale të një partie në pushtet e cila s’ka një vit që është në pushtet”, tha ajo./arbresh.info/
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President