Shtiu gjashtë herë në aheng familjar, llapjanit i konfiskohet pistoleta dhe një AK-47

10:01 | 2 Gusht 2026
E.G

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se e ka përdorur armën në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur natën e së shtunës në fshatin Majac, ku i dyshuari ka shtënë gjashtë herë me armë zjarri AK-47.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike AK-47, një pistoletë dhe gjashtë gëzhoja.”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale atë të përdorimit të armës dhe posedim i paautorizuar i armës.

Shpërndaje në rrjete sociale