Në kohën kur ka shumë sulme terroriste, vrasje, e shumë gjëra negative, janë disa shtete, që llogaritet se janë shumë të sigurta.
Sipas Instituti të Ekonomisë dhe Paqes, që llogarit Indeksin e Paqes Globale dhe publikon një listë me 163 shtetet me nivelin më të lartë të sigurisë, në vendin e parë në Evropë, por edhe në botë e ka Islanda. Në vendin e dytë është Portugalia, kurse në atë të tretë Austria.
“Islanda është shteti që e kryeson këtë listë me nivelin më të lartë të sigurisë. Ajo ka gjithashtu edhe numrin më të ulët të vrasjeve, numrin më të ulët të të burgosurve dhe nivelin më të ulët të terrorizmit”, shkruan ‘Monitor’.
Por, duke marrë parasysh vetëm vendet e Evropës, atëherë Zvicra ndodhet në vendin e shtatë, sa i përket sigurisë, përcjell albinfo.ch.
“Zvicra renditet e shtata, për nivelin e lartë të sigurisë politike dhe mungesën e konflikteve të jashtme dhe të brendshme”.
Duke parë renditjen e përgjithshme të shteteve evropiane, atëherë Shqipëria është në vendin e 29-të, vetëm një pas Serbisë që ndodhet në vendin e 28-të, derisa Kosova është në vendin e 33-të, sipas kësaj renditjeje. Pas Kosovës janë Bosnja, Maqedonia dhe e fundit (36) është Turqia.
Top-10
Islanda
Portugalia
Austria
Danimarka
Çekia
Sllovenia
Zvicra
Irlanda
Norvegjia
Hungaria
Ja raporti i plotë:
http://visionofhumanity.org/app/uploads/2017/06/GPI17-Report.pdf
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës