Është gjetur pa shenja jete një 82-vjeçare, shtetase gjermane në një hotel në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se gruaja ishte mysafire në Kosovë.
“Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 08:05, policia është njoftuar nga shërbimi emergjent i qytetit se në një dhomë hoteli në Prizren është gjetur pa shenja jete një femër rreth 82 vjeçare, shtetase gjermane, e cila ishte mysafire në Kosovë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Janë intervistuar dëshmitarët dhe është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes”, tha Bytyqi.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe hetimet lidhur me këtë rast janë në proces”, tha Bytyqi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...