Një rast i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar në Aeroportin e Prishtinës, ku një shtetas i Turqisë është arrestuar gjatë kontrollit të pasaportave.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 17 dhjetor 2025 rreth orës 11:00, i dyshuari ka prezantuar një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës / 17.12.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...